LAJMI I FUNDIT:

Moti sot, vranësira dhe shi  

Moti sot, vranësira dhe shi  
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte që vende-vende të sjellin shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.


Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare.

IHK njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/