Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

Lokalisht do të ketë procese më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër të izoluar.


Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 25 deri në 34 gradë.

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme, në pjesë të luginës jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë në 32 gradë.