Sot moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë perëndimore, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë veriore, e cila herë pas here do të përforcohet.

Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 5 deri në 11 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë midis 17 dhe 24 gradë.


Në Shkup, me vranësira dhe më të freskëta. Në disa pjesë do të ketë kushte për shira të herëpashershëm. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.