Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Vranësira do të ketë në pjesën jugore, si dhe reshje të pakta të shiut.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri 11 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 21 deri 31 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë, me temperatura të cilat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit./Telegrafi/