Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa jugore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 17 deri në 24 gradë celsius.

Gjatë fundjavës temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta, ndërsa ato ditore do të jenë në rritje. Rritje të temperaturave pritet të ketë edhe gjatë javës së ardhshme./Telegrafi/