Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me diell, i ftohtë, ndërkaq do të shfaqen edhe vrënësira të pakta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të fryjë erë paksa e fuqishme veriperëndimore, posaçërisht në pjesët lindore të vendit.


Temperatura do të lëvizë nga -3°C e deri më 8°C. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa temperatura do të arrij deri 8°C./Telegrafi/