Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me mjegull dhe i ftohtë me reshje të kohë pas kohshme të shiut, që në vende të caktuara do të jenë më intensive - mbi 20l/m2, kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit.
Në lartësitë mbi 1.500 m do të ketë edhe reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në kohë të caktuara do të arrijë shpejtësi prej 70 km/orë, me drejtime veri-perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do tëlëvizë nga 6 deri më 15 gradë, ndërsa ajo ditore nga 6 deri më 16 gradë celsius.
Prej nesër pritet periudhë me mot stabil dhe të thatë me rritje graduale të temperaturës ditore./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































