Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të dielën parashihet të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.


Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/

Screenshot 12 20