LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë në dy ditët e ardhshme

Moti në Kosovë në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht gjatë natës dhe pjesës së dytë të ditës së enjte, transmeton Telegrafi.


Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike, sërish do të regjistroj vlera të rritura, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/