LAJMI I FUNDIT:

Moti i ndryshueshëm nga java tjetër

Moti i ndryshueshëm nga java tjetër

Duket se vera do të përfundojë këtë fundjavë, teksa javës tjetër ndryshojnë kushtet e motit.

Sipas Meteoalb, të shtunën dhe gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të Shqipërisë, më të dukshme vranësirat gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në zonat malore.


Ndërsa mundësia për shira, shfaqet të hënën në zona të izoluara në Veri – Verilindje. Temperaturat do të vijojnë me vlera lehtësisht mbi normalet gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve (përfshirë edhe fundjavën) ndërsa temperaturat e mesditës kanë shënuar mesatarisht 6°C, mbi maksimumet tipike të muajit shtator. Konkretisht, deri të dielën, temperaturat sipas zonave do të luhaten: 12 – 30°C në zonat malore; 18 – 34°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Java që vjen sjell rënie të theksuara të temperaturave në të dy ekstremet termike të ditës; ku vlerat minimale në rang territori ulen deri në 6°C ndërsa maksimumet nga 34°C gjatë këtyre ditëve, do ulen në 25 – 26°C. /Telegrafi/