Moti nesër do të jetë me diell dhe me erë në drejtim jugor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga katër deri 14 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale nga 23 deri 29 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell ku temperatura maksimale do të arrijë 28 gradë celsius.

Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë me diell dhe me temperatura të ngrohta./Telegrafi/