Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Sipas parashikimeve, të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Në disa zona ekziston rrezik për breshënizë. Temperaturat mbeten konstante me ditët e fundit.
Të martën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara ekziston rrezik për breshënizë. “Temperaturat do të shënojnë ulje në vlerat e maksimaleve.”, u bë e ditur nga IHMK.
Të mërkurën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me riga të izoluara shiu.
“Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Një ditë që do t’i gjasoj stinës së vjeshtë së vonë.”, bëri të ditur instituti.
Ndërsa, të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i qetë dhe i freskët. “Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë në krahasim me temperaturat e ditës së mëparshme.”, informoi IHMK.
Edhe dita e premte parashihet të jetë relativisht e qetë, me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.
“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit.”, bëri të ditur IHMK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare