Kriza energjetike prodhoi dy komisione hetimore parlamentare. Një i propozuar nga opozita e që quhet Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës dhe një tjetër nga pozita që quhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Të dy ata u konstituuan në muajin maj ndërsa deri më tani puna e tyre prej vet anëtarëve konsiderohet jo e mirë. Mendim ndryshe kanë vetëm të dy udhëheqësi e këtij komisioni. Emërues i përbashkët e këtyre dy komisioneve janë përplasjet e vazhdueshme mes pozitë dhe opozitës.
Komisioni i propozuar nga opozita deri më tani ka intervistuar ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ndërsa ka mbetur në gjysmë intervistimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi deputetët e LVV lëshuan mbledhjen pas përplasjes mes deputetëve.
Ndërsa, Komision i propozuar nga mazhoranca në mbledhjen e fundit ka vendosur që nga dita e mërkurë e javës së ardhshme të nis intervistimi i dëshmitarëve. Fillimisht, të mërkurën pritet të intervistohen ish-kryeshefi ekzekutiv dhe ish-bordi KEK-ut gjatë periudhës 2006-2008.
I pari që shprehu pakënaqësi me ritmin e punës së Komisionit hetimor të propozuar nga mazhoranca ishte deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj që tha se për tre muaj nuk është bërë asgjë.
“E kemi një moment, 5 gushti është edhe katër pesë ditë. Neve tre muaj na shkuan, realisht, ne jemi bash ku kemi qenë ditën e parë kur kemi ardhur këtu. Ama bash asgjë s’kemi bërë. Problemin tash e kemi te ekspertët”, thotë Qalaj.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexha tha se opozita duke qenë pjesëmarrëse direkte në procese vendimmarrëse nga viti 2006-të, me të gjitha metodat e saj është po mundohet që ta ngadalësoje punën e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
“Mendoj që opozita meqenëse ka qenë pjesëmarrëse direkte nga viti 2006-të e këndej, me të gjitha metodat e saj është munduar që ta ngadalësoje punën e këtij komisioni. Meqenëse Komisioni ka qenë kërkesë e grupit parlamentar të LVV-së, mirëpo mendoj që deputetet pjesëmarrës që jemi aty e kemi qarë këtë problem dhe e kemi shtyrë deri këtu sa të fillojmë fazën intervistuese. Një deputet nga Partia Demokratike e Kosovës e udhëheq duke qenë kryetar i këtij komisioni. Dhe fatkeqësisht ne si pozitë jemi pakicë në një komision kur do të duhej të ishim shumicë”, tha Rexha.
Por, punën e këtyre komisioneve po e lavdërojnë vet udhëheqësit e tyre.
Kryesuesi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, Hajdar Beqa thotë se pavarësisht përplasjeve në mbledhjet e komisionit puna do të kryhet deri në fund, ndërsa dyshon se ky komision i kërkuar nga mazhoranca është sa për të bllokuar punën e komisionit të propozuar nga opozita.
“Kemi pasur shpesh mospajtime mes mazhornaces, në këtë rast që janë aktualisht dhe opozitës, por jemi munduar që të vijmë të një konsensus që të arrimë qëllimin që të bëjmë një raport përfundimtar që t’i zbardhim të gjitha pretendimet e sponsorizuesit të këtij komisioni që është kërkesë e mazhorancës, edhe pse nëse flasim real nuk ka praktikë në sistemet e tilla parlamentare që partitë që janë në pozitë të kërkojnë komision hetimor për arsye se i kanë të gjitha mekanizmat që janë më efikas për të ardhur deri te një hetim. Por, nuk e kam kuptuar dhe mendoj që ndoshta më shumë ka qenë kërkesa për të bllokuar komisionin e opozitës i cili ishte kërkuar në atë kohë që të behet në komision hetimor për krizën energjetike të cilën secili qytetar është ballafaquar me atë krizë dhe po ballafaqohen prapë me pasojat… Ne do ta kryejmë punën tonë dhe do të dalim me një raport përfundimtar në fund të mandatit”, tha ai.
Edhe Driton Selmanaj nga LDK ka arsyetuar punën e komisionit të cilin e udhëheq që ishte iniciuar nga partia më e madhe opozitare, PDK.
Ai thotë se janë duke punuar sipas fazave dhe deri në dhjetor do të kenë një raport që do të bëhet publik edhe për opinionin.
“Ne jemi deri në muajin dhjetor si komision kemi mandat, ne jemi në fazat tona duke punuar, në bazë të planit dinamik që ne kemi aprovuar në fillim. Tashmë kemi angazhuar katër ekspertë dhe vetëm kanë filluar në draftimin e analizave të caktuara që ne kemi kërkuar si komision, ndërkohë kemi filluar edhe me çështjen e intervistave. Në muajin shtator, fillim të muajt tetor, do të përfundojmë intervistat më pas pjesa më e madhe e muajit tetor dhe nëntor do të jetë faza e analizës së fakteve, dëshmive dhe draftimit të raportit i cili në dhjetor do të jetë i gatshëm për gjithë deputetet dhe për opinionin e gjerë”, tha ai.
Nga shoqëria civile nuk kanë shumë shpresë se këto komisione hetimore do të kenë efikasitet të madh.
Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol, thotë se nuk pret ndonjë rezultat nga to komisione hetimore parlamentare.
“Deri në këtë pikë nuk kemi pa një rezultat përfundimtar, ende kemi diskutime të cilat pozita dhe opozita provon t’i çojë përpara. Deri tash ende nuk e kemi pa ndonjë listë finale te të intervistuarve, pra ende është në fazën hetimore. Deri tash nuk duket se ka me pas një rezultat të cilin ndoshta deri në fund të këtij viti ku kemi me pas njëfarë krize energjetike pak më të madhe. Ky komision nuk besoj se do të na jep ndonjë rezultat apo ndonjë informatë me na hy në punë. Mendoj që ky Komision së paku deri në tetor do duhej që të dilte me disa rezultate preliminare dhe rekomandime si ta administrojmë procesin e një krize energjetike potenciale. Si rëndësi që i është dhënë nga pozita dhe opozita për krijimin e këtyre komisioneve, duket që puna në ato komisione ka ngec por thjesht procedurat e themelimit siç duket kanë qenë më të rëndësishme”, tha ai.
KosovaPress ka dërguar pyetje edhe Kuvendit të Kosovës për të kuptuar se sa janë paguar deputetët anëtarë të këtyre komisioneve deri më tani, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.
Sipas ligjit, mandati i një komisioni hetimor nuk mund të jetë me i gjatë se gjashtë muaj, por nuk llogaritet koha kur Kuvendi është në pushime. Në fund të mandatit të tij, Komisioni duhet të përpilojë një raport që i dërgohet Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Al Trade vazhdon traditën e 1 qershorit në Prishtinë – bashkë me fëmijët mbjellin fidanë në parkun e qytetit

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) shpall thirrjen e tretë për financimin e projekteve në arsimin profesional

A jeni gati për një fuqizim pozitiv dhe transformues të mendjes tuaj?

BPB feston 1 qershorin me fëmijët e stafit të Bankës

Edhe një risi këtë verë nga Active+ Alkaline Water

Edicioni i parë i “Digital Transformation – The future of Work” vjen në Prishtinë

Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

A jeni gati për një fuqizim pozitiv dhe transformues të mendjes tuaj?

Elon Musk është sërish njeriu më i pasur në botë

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare