LAJMI I FUNDIT:

I moshuari i shtrirë pa ndjenja në mes të rrugës në Tiranë, qeni i shpëton jetën (Video)

I moshuari i shtrirë pa ndjenja në mes të rrugës në Tiranë, qeni i shpëton jetën (Video)

Nuk thonë kot se qeni është miku më i mirë i njeriut. Kjo kafshë endacake që shikoni në ekran është e para që ka rendur të kërkojë ndihmë pasi ka parë padronin e saj të bjerë nga stoli në tokë, pa ndjena. E gjithë ngjarja është regjistruar me celular në afërsi të kryqëzimit të “Ali Demit” në Tiranë.

Qeni ka rendur sa në të majtë e në të djathtë duke u lehur fort kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve për tu ndaluar dhe për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit që ndodhej pa ndjenja në tokë.

Të lehurat e tij kanë tërhequr vëmendjen e një gruaje që është afruar pranë personit të shtrirë pa ndjenja në tokë dhe menjëherë i ka telefonuar policisë.

Një patrullë me dy efektivë ka mbërritur në pak minuta dhe menjëherë i është kërkuar ndihmë urgjencës mjekësore.

Dy efektivët e patrullës kanë ofruar ndihmën të parët duke përdorur mjete rrethanore në tentativë për të përmendur të moshuarin, i cili edhe pse merrte frymë nuk shfaqte asnjë reagim.

Të njejtën gjë kanë bërë edhe kalimtarë të rastit në pritje të ardhjes së autoambulancës.

Mjeti i ndihmës së shpejtë ka mundur të mbërrijë në vendngjarje pas 20 deri në 25 minutash nga momenti i lajmërimit, ndikuar kjo edhe nga trafiku i madh që krijohet në mesditë në kryeqytet.

Mjekët e kanë marrë të moshuarin endacak dhe e kanë transportuar drejt urgjencës më të afërt. Dyshohet se shkak i humbjes së ndjenjave mendohet të jetë konsumimi tej normave i alkoolit që mund të ketë çuar në komplikacione të rënda kardiake./BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori