LAJMI I FUNDIT:

Mosha madhore arrihet me 24 vjet

Mosha madhore arrihet me 24 vjet
confident business man and his business team - group formed of people from all over the world - isolated

Edhe pse në aspektin ligjor, në moshën madhore hyhet me 18 vjet të mbushura, shkencëtarët pohojnë që truri i njeriut piqet tërësisht vetëm rreth moshës 24-vjeçare.

Mendimi konvencional është që adoleshenca fillon me pubertetin, dhe përfundon me 18 vjet, por shkencëtarët pohojnë që truri njerëzor nuk është i zhvilluar tërësisht deri në moshën 24-vjeçare dhe për këtë arsye të rinjtë me vështirësi përballen me problemet nga bota e të rriturve.


Ekspertët australianë nga Universiteti Melbourne konsiderojnë se si adoleshentët për shkak të papjekurisë së tyre mendore janë të papërgatitur për efektet e shijimit të alkoolit dhe opiateve dhe më keq e vlerësojnë rrezikun, transmeton Koha.net. Rezultat dhe dëshmi e këtij pohimi janë statistikat e zeza nga e gjithë bota të cilat tregojnë që të rinjtë shpesh vdesin në fatkeqësitë e shkaktuara me vlerësimin e keq dhe rrezikun e panevojshëm.

under30ceo

Studimi po ashtu ka treguar që adoleshentët e sotëm, 1,8 miliard sish, janë më të ekspozuar se asnjëherë më herët në histori ndaj veprimit të dëmshëm të alkoolit, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe faktorëve tjerë të rrezikut, ndërsa janë të kërcënuar edhe nga rreziqet e reja, si abuzimi me internet, varësia nga interneti, vetëvrasjet, vetëlëndimet dhe gjuajtjet me armë në shkolla.

“Të rinjtë janë e ardhmja jonë. Ata sjellin energji, inovacion, produktivitet dhe përparim. Shëndeti i adoleshentëve duhet të jetë prioritet botëror”, ka thënë profesori George Patton, udhëheqësi i hulumtimeve.

Shkencëtarët kanë identifikuar katër zona kyç që duhet të përmirësohen që të përmirësohet jeta e adoleshentëve, ndërsa ato janë: krahasimi ndërkombëtar i sjelljeve të tyre, synimet për zhvillimin e tyre të shëndetshëm, masat preventive për reduktimin e trashjes dhe konsumimi i alkoolit dhe drogës dhe përcjellja e përparimit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori