LAJMI I FUNDIT:

Mos i hidhni lëvoret e bananes – përdorini ato për t’i mbajtur bimët tuaja të shëndetshme

Mos i hidhni lëvoret e bananes – përdorini ato për t’i mbajtur bimët tuaja të shëndetshme

Moti i ftohtë priret të dëmtoj bimët dhe gjithmonë duhet kërkuar zgjidhje të lehta për t’u siguruar që ato të lulëzojnë gjatë stinëve më të ftohta.

Kimikatet toksike, veçanërisht ato që gjenden në plehra, janë një “jo” e madhe për bimët. Kjo është për shkak se i pengon ato të rriten.

Fatmirësisht, ka një këshillë që e kthen lëvoren e mbetur të bananes në një pleh natyral që mund ta përdorni për t’i mbajtur bimët të shëndetshme gjatë gjithë vitit!

A janë lëvoret e bananes një pleh i mirë për bimët?

Mund të duket e çuditshme që lëvorja e bananes është çelësi për të mbajtur gjallë bimët e shtëpisë. Por lëvorja e bananes është e pasur me kalium, fosfor dhe kalcium. Këto minerale gjenden në tokë dhe janë të nevojshme për rritjen e bimëve. Përdorimi i lëvoreve të bananes si pleh ndihmon për të ushqyer bimët tuaja në mënyrë natyrale me minerale thelbësore për t’i mbajtur ato të gjalla dhe jeshile!

Si i përdorni lëvoret e bananes si pleh?

Guru i kopshtarisë Armen Adamjan ndan një truk të thjeshtë për përdorimin e lëvores së bananes së mbetur si pleh në TikTok-un e tij. Së pari, ai copëton lëvoren në copa të vogla përpara se t’i vendosë në një filxhan matës të mbushur me dy gota ujë në temperaturë dhome. Nëse zotëroni shumë bimë, mos ngurroni të dyfishoni ose trefishoni matjet e këtij plehërimi të lëkurës së bananes sipas nevojës.

@creative_explained

Banana Peel = Magic 🌱🤩 #garden #trick #tips #dtio #HomeCooked #foryou #fyp #learnfromme #alwayslearning #diy #magic #wow #plants #gardening #banana

♬ original sound – Armen Adamjan

Adamjan e lë lëkurën e copëtuar të bananes të zhytet në ujë për rreth një orë pikërisht në banakun e tij. Ky hap lejon që lëvorja të lëshojë mineralet e saj natyrale në ujë. Pasi të ketë kaluar një orë, ai ujit normalisht bimët me këtë pleh të pasur me lëndë ushqyese. Ju mund t’i hiqni copat e bananes nga uji me një lugë për të parandaluar që ato të futen në gjethe dhe tokë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori