LAJMI I FUNDIT:

Mos dekretimi i Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, Baraliu: Ka pasur shkelje në procedura

Mos dekretimi i Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, Baraliu: Ka pasur shkelje në procedura

 Mazllum Braliu, profesori universitar, ka folur lidhur me mosdekretimin e Blerim Isufajt, për Kryeprokuror të Shtetit nga ana e presidentes Osmani.

Në “Info Plus”, në televizionin publik, Baraliu ka thënë se një zgjatje e tillë dhe gabimet që mund të ndodhin me a pa qëllim i kushton shumë Kosovës.


Ai, mes tjerash tha se tani do të duhet që të fillojë nga e para përmes institucioneve përkatëse, nga institucioni i konkursit, ngaqë Këshilli Prokurorial, në përputhje me ligjin, është i autorizuar për konkurs.

“Meqë ka ndodhur një procedurë kaq e stërgjatur, pa hyrë në vlerësim se kush ka të drejtë e kush jo, janë ligjet në fuqi dhe aktet të tjera nënligjore që do të duhej që eventualisht, në këtë rast të përsëritjes së konkursit që, siç thotë me të drejtë përfaqësuesi i BE-së, që, thjeshtë në bazë të parimeve të meritokracisë, llogaridhënies dhe transparencës, të përcillet një proces i tillë, i paanshëm dhe i ndihmuar nga Zyra Britanike, siç ka qenë edhe ma herët dhe një procedurë e respektuar  dhe jo siç ka ndodhur ma herët, që, sipas burimeve informative, nuk ka pasur një bashkëpunim të duhur dhe procesi është kontestuar kaq shumë”, tha profesori universitar.

E lidhur me mosdekretimin e Blreim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit nga ana e presidentes së vendit, nëse është shkelur Kushtetuta apo jo, Baraliu tha se ka pasur shkelje në procedura.

Tutje shtoi se do të duhej të mësohemi me një proces edhe llogaridhënës edhe të ligjshëm.

“Duke respektuar dispozitat ligjore dhe ato nënligjore në përpikëri, që të mos ketë kontestime siç patëm deri më tani, se zhagitja e procesit i kushton shumë sistemit të drejtësisë dhe Sistemit Prokurorial”, u shpreh Baraliu.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori