Mori pjesë në 238 palë zgjedhje dhe kurrë nuk fitoi në Indi: Ky njeri quhet “humbësi më i madh në botë”
Historia e K. Padmarajan është një rrëfim këmbënguljeje. Burri 65-vjeçar nga shteti indian i Tamil Nadu mori pjesë në 238 zgjedhje politike gjatë tre dekadave të fundit dhe shpenzoi mijëra dollarë për tarifat e regjistrimit.
Më së shumti që iu ka afruar fitores ka qenë në vitin 2011, kur kandidoi për asamblenë e përgjithshme të qytetit të Meturës dhe mori 6273 vota. Ai ishte shumë prapa fituesit (75 mijë vota), por kjo i dha shpresë se një ditë mund të triumfojë.
Ajo ditë mund të vijë në të ardhmen, por Padmarajan thekson se fitorja është një objektiv dytësor. Vendosmëria dhe pranimi i humbjes janë çelësi – dhe askush nuk e bën më mirë se ai.
“Të gjithë kandidatët kërkojnë fitoren në zgjedhje, unë nuk jam”, tha së fundmi ai.
Ju mund të mendoni se ai po bën shaka, por ai nuk është. Pas 238 zgjedhjeve të pasuksesshme, Padmarajan dëshiron vetëm të zgjasë serinë e humbjeve.
Këtë vit ai do të tentojë për herë të 239-të, gjatë zgjedhjeve për mandatin parlamentar në qarkun Dharmapuri në shtetin Tamil Nadu. Të shohim se çfarë do të ndodhë…
Rrugëtimin e ‘humbjeve’ e filloi në vitin 1998 kur kandidoi për një pozicion në qytetin e tij të lindjes, Mettur. Ai e dinte që praktikisht nuk kishte asnjë shans, por donte të tregonte se një “burrë i zakonshëm” ka të drejtë të kandidojë për poste zyrtare.
Gjatë tre dekadave të fundit, ai ka humbur zgjedhjet ndaj figurave të shquara si kryeministri indian, Narendra Modi dhe paraardhësit e tij, raporton odditycentral.
Për të frymëzuar njerëzit që të ndjekin gjurmët e tij dhe të tregojnë këmbëngulje në jetën e përditshme, Padmarajan u jep leksione studentëve për vendosmërinë dhe tejkalimin e humbjes.
Ndaj nuk e shqetëson aspak që quhet “mbreti i zgjedhjeve” dhe “humbësi më i madh në botë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë – mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet – mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?