LAJMI I FUNDIT:

Morata: Fitorja e domosdoshme, goli meritë e Vazquezit

Morata: Fitorja e domosdoshme, goli meritë e Vazquezit

Alvaro Morata ka folur për fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedadit dhe golin e shënuar në këtë ndeshjes.

Sulmuesi spanjoll u fut në mesin e pjesës së dytë si zëvendësues i Karim Benzemas dhe arriti të jap ndikimin e tij, duke shënuar golin e tretë, i cili ishte i sigurisë për Real Madridin.


‘Mbretërit’ mposhtin me lehtësi Sociedadin, ngritin diferencën me ndjekësit (Video)
Lexo po ashtu ‘Mbretërit’ mposhtin me lehtësi Sociedadin, ngritin diferencën me ndjekësit (Video)

“Fitorja sonte ishte e domosdoshme. E dinim këtë. Duhej të fitonim patjetër këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht Morata pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Personalisht jam i lumtur që kam shënuar dhe kam ndihmuar skuadrën te fitojë, pasi Sociedad është në gjendje të luaj futboll të mirë, kështu që ne e dinim se sa e rëndësishme do te ishte nëse do e linim fushën me tre pikët në shtëpi”.

“Gjysma e golit tim ishte meritë e Vazquezit sepse ai më dhuroi një harkim perfekt. Ai është nje mik dhe një futbollist i madh. Shpresoj të vazhdoj kështu”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/