LAJMI I FUNDIT:

Monica Lewinsky nuk pajtohet në lidhje me qëndrimin e Hillaryt për aferën e saj me Bill Clinton

Monica Lewinsky nuk pajtohet në lidhje me qëndrimin e Hillaryt për aferën e saj me Bill Clinton
Monica Lewinsky (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images)

Hillary Clinton i ka dalë në mbrojtje burrit të saj, ish-presidentit Bill Clinton, në lidhje me aferën e tij me ish-punonjësen e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.

Në një deklaratë të mëhershme, Lewinsky, e cila ka qenë 22-vjeçare në kohën kur ka ndodhur afera, lidhjen me ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë e ka quajtur abuzim të pushtetit.


Një takim mes Monica Lewinsky dhe Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë (Foto: Getty Images)

Mirëpo, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit ka thënë se asgjë nuk ka pasur të bëjë me abuzimin e pushtetit në aferën e tyre.

Ish-Zonja e Parë gjatë një interviste për CBS Sunday Morning ka dhënë një tjetër version të ngjarjes.

Lajmet për Monica Lewinsky
Lexo po ashtu Lajmet për Monica Lewinsky

“A mendoni se Bill është dashur të japë dorëheqje pas skandalit Monica Lewinsky?”, e ka pyetur gazetari i CBS, Tony Dokoupil.

“Absolutisht jo”, ishte përgjigja e Hilaryt.

“Nuk ishte abuzim i pushtetit?”, vazhdoi me pyetjen gazetari.

“Jo. Jo”, ka deklaruar ajo.

Monica Lewinsky (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, me këtë qëndrim të Hilaryt nuk pajtohet Lewinsky, e cila vazhdon ta konsiderojë si abuzim të pushtet aferën e saj me ish-presidentin e SHBA-së.

“Ajo që ka ndodhur mes meje dhe Bill Clintonit nuk ka qenë keqtrajtim seksual, edhe pse tash pajtohemi se ka pasur të bëjë me abuzim të madh të pushtetit”, kishte thënë Monica në muajin mars për Vanity Fair.

Në vitin 1995, kur Lewinsky punonte në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Clinton ishte president, ata kishin kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa Bill kishte gënjyer nën betim. /Telegrafi/