LAJMI I FUNDIT:

Momentumi për njohje reciproke, kërkohet të shfrytëzohet situata për arritjen e marrëveshjes finale

Momentumi për njohje reciproke, kërkohet të shfrytëzohet situata për arritjen e marrëveshjes finale

Pavarësisht mundësive që javën e ardhshme të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë në veri, Qeverisë së Kosovës po i kërkohet të shfrytëzojë krijimin e momentumit ndërkombëtar për njohje reciproke dhe të arrijë progres drejt marrëveshjes përfundimtare me fqinjin verior.

Mirëpo, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje akuzojnë Serbinë se po zvarrit qëllimshëm dialogun.


Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për KosovaPress, se dialogu i nivelit të lart politikë duhet të ketë një dinamikë të shtuar, sidomos, siç potencon pas kërkesës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz se marrëveshja duhet të përmbajë njohjen reciproke dhe mbështetjes së Parlamentit Evropian.

“Dialogu i nivelit të lart ka një ngecje, por është e rëndësishme që Kosova mos të jetë pala bllokuese në këtë proces dhe mos të jetë pala refuzuese për takime. Nga deklarimet është parë se Kosova është e gatshme të merr pjesë në takime, ka disa propozime. Po ashtu, edhe kërkesa për progres është e mirëseardhur, kur përmendet se epilogu i dialogut duhet të jetë njohja reciproke…Do të ketë një dinamikë të shtuar dhe kërkesë nga dy palët që të ulen në tavolinë. Tash me këto deklarime edhe nga Gjermania, rezolutën e Parlamentin Evropian dhe deklaratat e ShBA-së, Kosova e ka një levë të fuqishme në dialog, pasi njohja është tashmë pjesë e diskursit publik”, thotë ai.

Intensitet më të madh në dialog me Serbinë kërkon edhe deputetja opozitare e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, megjithëse, shprehet kritike për qasjen e deritanishme të palës kosovare.

“Deri tani kemi pasur dialog teknik, s’kemi pasur dialog serioz. Sa i përket çështjes së dialogut s’ka pasur transparencë. Takimet që i ka pasur Zyra e Kryeministrit i kemi marrë vesh vetëm përmes mediave, s’jemi njoftuar si deputet dhe si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane. Gjithashtu, ftesës për me ditë se çka po ndodh me politikën e jashtme nuk i kanë përgjigj as ministrja e Punëve të Jashtme. Ndërsa zëvendëskryeministri sa herë ka ardhur nuk na ka jep diçka të qartë diçka që ka të bëjë me çështjen e dialogut”, thekson ajo.

Mirëpo, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se taktika e vetme e Serbisë është zvarritja e dialogut.

Ai shton se kjo lojë e Serbisë po mbaron si kapitull. Sipas tij, aleatët ndërkombëtar e kanë të qartë tanimë se Serbia s’ka vullnet për të ecur përpara.

“(Zvarritja) është taktika e vetme që ka përdorur Serbia, blerje kohë. Por unë mendoj se kjo më po mbaron si kapitull, edhe Brukseli, edhe Berlini dhe Uashingtoni e kanë të qartë se Serbia s’ka vullnet politik për të ecur përpara drejtë transformimit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo ka qenë një lojë dhe deri tani ky vullnet politik mungon. Ndërsa qëndrimet e Serbisë janë krejt tjera prej asaj që është folur dhe premtuar qofshin ato bilaterale dhe brenda kornizave të dialogut”, deklaron ai.

Javën e ardhshme është paralajmëruar një takim në nivel të kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë kësaj jave në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke aloduar në ujdinë për energjinë në veri të Kosovës.

Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje kërkoi kujdes në deklarata lidhur me mundësitë e arritjes së ndonjë marrëveshje me Serbinë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori