eksperti-banner

Hanna Jones është qëlluar me veturë dhe hedhur për katër metra, duke mbetur pa ndjenja në asfalt.

Megjithëse ajo është gjallë dhe jashtë rrezikut për jetë, duhet që për një vit të bëjë vizita të rregullta tek fizioterapeuti, transmeton Telegrafi.


Lëndimi që ajo ka marrë në legen, bën që ajo të çalojë gjatë ecjes, për të gjithë jetën.

Policia e ka publikuar regjistrimin, kur Jones është qëlluar nga vetura, në përpjekje të identifikohet shoferi që ka ikur nga vendi ngjarjes. /Telegrafi/