Momenti kur tërmeti i fuqishëm godet atraksionin turistik në Mexico City, anijet i shkund sikur të ishin lodra për fëmijë (Video)

23:"© Facebook/Alyne Tamir
Ky është momenti kur atraksioni më i vizituar turistik në Mexico City shndërrohet në një vend të tmerrit, kur goditet nga tërmeti prej 7.1 ballë Magnitudë.
Turistja amerikane Alyne Tamir, ka filmuar me telefon dridhjet e mëdha që lëkundnin anijet e vogla në një kanal në Xochimilco, në pjesën veriore të qytetit, transmeton Telegrafi.
Ajo në video dëgjohet duke thënë “nuk është ide e mirë të qëndroni në anije”, derisa tërmeti krijonte valë në ujë. Si pasojë e këtij tërmeti kanë humbur jetën 248 persona.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra larg Mexico City, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe 20 fëmijë të cilët humbën jetën kur u shemb shkolla nga dridhjet e mëdha. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































