LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur tanku i vjetër sovjetik, humb kontrollin dhe përfundon brenda në disko (Video)

Momenti kur tanku i vjetër sovjetik, humb kontrollin dhe përfundon brenda në disko (Video)

Një tank nga epoka sovjetike, është përplasur në një disko gjatë ceremonisë solemne të hapjes në qytetin Shubin në Poloni.

Në këtë ngjarje të pazakontë nuk është lënduar askush, kurse përplasja ka ndodhur derisa të ftuarit ishin duke ardhur në këtë hapje solemne, transmeton Telegrafi.


“Frenat dhe timoni i tankut të vjetër janë shkëputur, në momentin kur desha të ndalem para lokalit të natës”, ka deklaruar Rafal Pasionek, pronar i disko klubit.

Momentet kur britmat dhe sharjet e mysafirëve dhe personelit, filluan kur tanku humbi kontrollin dhe përfundoi në disko, janë filmuar dhe postuar në YouTube.

“Kam qenë me fat që tanku që kishte dalë në kontrolli u ndal duke u përplasur për betoni, pasi që ka mundur të përfundoi thellë brenda lokalit dhe të shkaktoi dëme të mëdha”, ka deklaruar Pasionek. /Telegrafi/