LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur serbët gjuajnë me gurë veturën e Policisë

Momenti kur serbët gjuajnë me gurë veturën e Policisë

Arrestimi i Milun Milenkoviq, njërit nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Mitrovicën veriore.

Pas arrestimit, serbët kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe veturat e tyre, ku gjatë tensionimit të situatës tre policë janë lënduar si dhe janë dëmtuar vetura zyrtare, transmeton Telegrafi.


Në një video shihet qartë momenti kur një serb sulmon veturën e Policisë, duke gjuajtur atë me një gurë të madh.

Ndryshe, sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar arrestimin e Milenkoviq.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, bëri të ditur ministri.

Konfirmohet arrestimi i Milun Milenkoviq, njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan
Lexo po ashtu Konfirmohet arrestimi i Milun Milenkoviq, njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

Serbët po ashtu sot kanë sulmuar edhe një ekip të mediave, ku kanë lënduar një kamerman dhe një gazetar. Kështu ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“Në Zveçan është sulmuar me gurë ekipi i ATV-së, i përbërë nga gazetari Fatlum Jashari, kameramani Blend Thaçi, si dhe shoferi, Enis Sherifi, përderisa po përcillnin zhvillimet e fundit në këtë komunë. Sipas mediumit, disa persona të maskuar, e kanë sulmuar me gurë veturën derisa ishte në lëvizje, e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe iu janë thyer xhamat veturës”, thuhet në reagim.

Tensione në veri ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj shqiptar kanë marrë detyrën.

Serbët po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të rinj shqiptar në komunat veriore, ku disa ditë ata kanë organizuar protesta të dhunshme, ku kanë sulmuar ushtarë të KFOR-it, policë e gazetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori