LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur qeni i shpëton për një fije floku dhëmbëve të mprehtë të aligatorit gjigant (Video)

Momenti kur qeni i shpëton për një fije floku dhëmbëve të mprehtë të aligatorit gjigant (Video)

Një qen kurioz i ka shpëtuar për një fije floku nofullave vdekjeprurëse të një aligatori, të cilin erërat e forta të uraganit Irma e kishin nxjerrë në një zonë të gjelbëruar por që ishte mbushur me ujë.

Corina Cox 37-vjeçe ishte evakuuar nga shtëpia e saj në Kissame të Floridas, pasi stuhia ia kishte shkatërruar shtëpinë kurse qenushi i saj Pokey kishte lënduar këmbën.


Dhe pasi ishte trajtuar tek veterineri, ajo mendoi se do të ishte mirë ta dërgoj për not në një zonë të gjelbëruar që ishte mbushur me ujë, por kurrë nuk kishte menduar që në këto ujëra qenushi i saj do të hasë në një aligator gjigant.

“Isha duke shikuar në telefon kur në një moment Pokey u fut në ujë pasi kishte vërejtur diçka, por kurrë nuk do të besoja se brenda ujit ishte një aligator gjigant që ishte shumë i uritur. Për fat të mirë qenushi im shpëtoi, pasi ishte lidhur me litar të cilin fillova ta tërheq me gjithë forcën kur e kuptova se po i rrezikohet jeta”, ka deklaruar Cox. /Telegrafi/