Momenti emocionues i ushtarit ukrainas i cili qan nga lumturia pas çlirimit të Khersonit

Një video e cila u shpërnda gjerësisht në Twitterin tregon momentin kur një ushtar ukrainas po qante nga lumturia pas çlirimit të qytetit të tij të lindjes Kherson.
Rusia tërhoqi trupat e saj nga Khersoni të premten e kaluar, transmeton Telegrafi.
Video të ndryshme emocionuese u shfaqën pasi u çlirua ky qytet. Qytetarët ende pa mbërritur trupat ukrainase, dolën në qendër për të festuar.
“Një video që është e pamundur të shikohet pa lot. Një ushtar ukrainas qan nga lumturia pas çlirimit të qytetit të tij të lindjes Kherson”, thuhet në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































