LAJMI I FUNDIT:

Moment i rrezikshëm në Lindjen e Mesme, thotë Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Moment i rrezikshëm në Lindjen e Mesme, thotë Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka mbajtur një konferencë për shtyp në Pentagon.

Lloyd Austin deklaroi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden “nuk do të tolerojë” sulmet ndaj trupave amerikane, raporton skynews.


“Shokët tanë të skuadrës u vranë kur një dron goditi ambientet e tyre të banimit. Ne po vazhdojmë të mbledhim fakte për këtë sulm vdekjeprurës”, pohoi zyrtari amerikan.

Ai vazhdoi duke thënë se “shokët tanë të skuadrës u vranë nga milicia radikale e mbështetur nga Irani dhe që vepron brenda Sirisë dhe Irakut”.

Austin thotë se “ky është një moment i rrezikshëm në Lindjen e Mesme”, por SHBA-ja “do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”.

Mediumi amerikan: SHBA-ja së shpejti do të nis sulmet ajrore në Irak dhe Siri
Lexo po ashtu Mediumi amerikan: SHBA-ja së shpejti do të nis sulmet ajrore në Irak dhe Siri

Lloyd Austin thotë se do të ketë një “përgjigje të shumëfishtë” ndaj sulmit me dron në bazën amerikane në Jordani.

I pyetur nëse SHBA do të hakmerret, ai thotë se qëllimi është “të frenojë krizën në Gaza”.

“Ka shumë aktivitete në rajon, por gjithmonë ka qenë aktiv ky rajon”, thotë ai.

Zyrtari amerikan sërish i ka bërë thirrje Iranit që të ndalojë së furnizuari me armë të Houthive.

“Houthit vazhdojnë të bëjnë gjëra që janë shumë të papërgjegjshme dhe të paligjshme”, pohoi ai dhe shton se aktivitetet e grupit “duhet të ndalen”.

Ndryshe, të dielën, tre trupa amerikane u vranë në një sulm me dron në një bazë amerikane në Jordani.

Zyrtarët konfirmuan se edhe 40 ushtarë të tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori