LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Lumir Abdixhiku patericë e Albin Kurtit

Molliqaj: Lumir Abdixhiku patericë e Albin Kurtit
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër kryetarin e sapo zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Sipas Molliqajt, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku është patericë e kreut të LVV-së, Albin Kurti, transmeton Telegrafi.


“Lumir Abdixhiku paska deklaruar sot pas takimit me VV se të hënën do të qëndrojnë në sallë, ndërsa për çështjen e zgjedhjes së presidentes do t’i vazhdojnë takimet gjatë ditëve të ardhshme. Ky qëndrim nuk është asgjë më shumë sesa një qëndrim oportunist, me tendencë për të flirtuar me deputetët e listës së Osmanit me shpresën se ata do të mund t’i bashkohen LDK-së”, ka thënë Molliqaj.

Tutje, ai thotë se “ideja se po i bënë opozitë Kurtit, e në të njëjtën kohë t’ia mundësosh zgjedhjen e presidentes është mashtrim, sepse Osmani është kandidate e pushtetit, pra e Kurtit”.

“Nuk mund të deklarohet me kaq lehtësi që qytetarët nuk duan zgjedhje të reja. Sikur ata të mos donin zgjedhje të reja, dhe sikur të gjithë ata ta donin Kurtin kryeministër e Osmanin presidente, atëherë do ta votonin listën e VV 100%. Por jo, janë rreth 50% e votuesve që nuk i dojnë Kurtin e Osmanin në pushtet. Dhe pikërisht vullneti i këtyre votuesve, po shtrembërohet nga Lumiri e të tjerët”, thotë mes tjerash ai.

Sipas Molliqajt, Vjosa Osmani do të jetë presidente e VV, por jo e popullit.

“Ne kishim zgjedhje parlamentare e jo presidenciale, andaj logjika se Osmani u votua shumë prandaj duhet të jetë presidente nuk vlen. Sepse Osmani u votua aq sa u votua pse ishte në koalicion me Kurtin, e jo pse qytetarët e duan atë presidente. Atë e duan si presidente vetëm ata që e duan Kurtin kryeministër, pra vetëm elektorati i VV.

Ky qëndrim i Lumirit, e delegjitimon atë për ndryshime përmbajtësore në LDK. Andaj e ftoj edhe njëherë meqenëse ende ka kohë, ta ndryshoj qasjen dhe të mos bëhet pjesë e pushtetit duke ia bërë kësaj të fundit kuorumin për zgjedhje të presidentes”, ka pohuar ai.

Kreu i PSD-së thotë se Kosova ka nevojë për opozitë të fortë, e jo opozitë që i nënshtrohet Kurtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori