LAJMI I FUNDIT:

Mollët që shkëlqejnë nuk janë natyrale

Mollët që shkëlqejnë nuk janë natyrale

Mollat që shkëlqejnë dhe duken perfekte na tërheqin të gjithëve që t’i blejmë. Por, në të vërtëtë mollat që shkëlqejnë mund të jenë gjithçka, por jo natyrale.

Madje, ju nuk i bëni asnjë favor trupit tuaj kur konsumoni mollë të tilla.


Prodhuesit përdorin një lloj spreji që iu jep mollëve shkëlqim, zgjat në mënyrë artificiale freskinë e tyre dhe e ndalon nxirjen.

Madje sipas një studimi nga organizata për hulumtime mbi agrokulturën USDA, shumë prodhues të mollave përdorin një lloj shkëlqyesi që njihet si “Carnauba” dhe vjen nga një pemë braziliane por i cili është i destinuar të përdoret për shkëlqimin e këpucëve dhe veturave.

Në vitin 2012, Evropa e ka ndaluar përdorimin e kemikatit diphenylamine (DPA) pasi sipas studimeve nuk është arritur të sigurohet se kjo nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Agjencioni për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit në Amerikë i ka cilësuar këto pesticide si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe helmuese, transmeton Klan Kosova.

Madje, ata kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në zgjedhjen e ushqimit duke pranuar që të paguajnë pak më shtrenjtë në shkëmbim të frutave dhe perimeve organike, bio dhe pa pesticide. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori