LAJMI I FUNDIT:

Moldavia mbyllë hapësirën e saj ajrore

Moldavia mbyllë hapësirën e saj ajrore

Moldavia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore raporton Sky News, duke u thirrur në deklaratat e zyrtarë të aviokompanisë shtetërore Air Moldova.

Aviokompania njoftoi pasagjerët që të “qëndrojnë të qetë”, duke theksuar se më vonë do t’ju japin më shumë informacione lidhur me këtë vendim, transmeton Telegrafi.

“Të dashur pasagjerë, në këto momente hapësira ajrore e Republikës së Moldavisë është mbyllur. Presim të ndodhë vazhdimi i fluturimeve”, thuhet në kumtesën e Air Moldova.

Kujtojmë që dje presidentja e këtij vendi Maia Sandu, ka akuzuar Rusinë për tentim organizimi të grusht-shtetit.

Sandu tha se ky plan parashikonte hyrjen e shtetasve rusë, bjellorusë e serbë në Moldavi për të nxitur protesta që do “të rrëzonin qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime për ta zëvendësuar me një qeveri të paligjshme të kontrolluar nga Federata Ruse”. /Telegrafi/