LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Maqedonia arriti rezultate mjaft pozitive, prandaj e meritoi udhëzimin e KE-së

Mogherini: Maqedonia arriti rezultate mjaft pozitive, prandaj e meritoi udhëzimin e KE-së

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) Federica Mogherini është duke mbajtur fjalimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë.

Ajo e vlerëson lartë punën e Kuvendit, bashkëpunimin me opozitën, por edhe kontributin e qytetarëve të vendit për arritjen e udhëzimit pozitiv për të filluar bisedimet për anëtarësim.


“E vlerësoj shumë punën e secilit anëtarë të këtij Kuvendi. Për mua është nder dhe emocion që të sjell këtu në shtëpinë tuaj të demokracisë, lajmin e mirë që KE-ja vendosi të propozoj çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE).

Ju jeni kthyer në rrugën e duhur dhe kjo është diçka e mirë. Ju e keni tejkaluar krizën më të vështirë politike dhe institucionale, dhe kjo është një arritje e madhe që ju duhet të mburreni, sepse kjo nuk është arritje vetëm e Qeverisë, por e të gjitha institucioneve, nga Kryetari, Qeveria, Kuvendi, grupet e ndryshme dhe partitë politike.

Ta them qartë, është arritje falë vendosmërisë dhe kontributit të secilit qytetar të këtij vendi.

Jam i sigurtë se ky është hapi i parë në rrugën e gjatë që ka nevojë për punë të përbashkët, ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, për të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit tuaj.

Qeveria ka përgjegjësi ta përfshijë opozitën në procese, ndërsa opozita ka përgjegjësi të bashkëpunojë për prioritetet kombëtare, për të punuar së bashku për të arritur rezultatet përfundimtare.

Qytetarët tuaj janë të bashkuar për të arritur objektivat, dhe ata kërkojnë qe edhe ju të jeni të bashkuar për të arritur objektivat”, shprehet Mogherini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori