LAJMI I FUNDIT:

Modric zbulon një zënkë mes Mourinhos dhe Ronaldos te Real Madridi: Lojtarët e ndalën konfrontimin fizik

Modric zbulon një zënkë mes Mourinhos dhe Ronaldos te Real Madridi: Lojtarët e ndalën konfrontimin fizik

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka zbuluar momentin që Jose Mourinho pothuajse e kishte bërë me lot sulmuesin Cristiano Ronaldo.

Menaxheri i Tottenham Hotspur ka punuar me sulmuesin e Juventusit, Ronaldo, në Real Madrid dhe në librin e tij të ri, Modric foli për një zënkë mes Ronaldos dhe Mourinhos.


Modric zbuloi se dyshja debatoi me tone të ashpra dhe Ronaldo ishte afër t’i niste vajit nga fjalët e trajnerit portugez.

Mourinho shpjegon se si Interi mposhti Barcelonën në Ligën e Kampionëve më 2010 – Nga ngjeshja e mesfushës, ‘bllokimi’ i Messit dhe zbulimi i pikave të dobëta
Lexo po ashtu Mourinho shpjegon se si Interi mposhti Barcelonën në Ligën e Kampionëve më 2010 – Nga ngjeshja e mesfushës, ‘bllokimi’ i Messit dhe zbulimi i pikave të dobëta

“Unë u befasova nga reagimi i zemëruar i Mourinhos. Ne po fitonim 2-0 në Kupë, por Ronaldo nuk i ndoqi kundërshtarët me një goditje në sulm dhe Jose ishte zemëruar”, shkruan fillimisht Modric në librin e tij.

“Të dy luftuan me fjalë për një kohë të gjatë në fushë. Në pushim, në zhveshtore, pashë Ronaldon të dëshpëruar, në prag të lotëve. Ai tha, ‘Unë po bëj çmos dhe ai vazhdon të më kritikojë’”.

“Pas kësaj, Mourinho hyri dhe e thirri, duke kërkuar përgjegjësi gjatë lojës”.

“Të dy u nxehen aq shumë sa që vetëm ndërhyrja e shokëve të ekipit parandaloi një luftë të vërtetë mes tyre”, përfundon kroati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori