Mediat spanjolle kanë shkruar këto ditë për rendimentin e ultë të Luka Modric te Real Madridi këtë sezon.

Sipas tyre, mesfushori kroat rrezikon largimin në fund të sezonit, pasi stafi teknik është i shqetësuar për paraqitjet e tij këtë sezon.


Dani Ceballos e Martin Odegaard do të kthehen nga huazimet, duke tentuar që të zënë vend në klubin e tyre.

GettyImages 1203524582 Luka Modric në ndeshje ndaj Atletico Madridit (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Po ashtu Danny Van De Beek mund të jetë blerja e klubit për verës, e kjo do të bënte që Modric të kishte më pak hapësira dhe mundësia për tu larguar do të ishte e madhe.

Gjithsesi 35-vjeçari ka ende shumë klube që e pëlqejnë.

GettyImages 1197514499 Luka Modric te Real Madrid (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Ai ka pasur shumë oferta nga Anglia dhe Italia, por nuk përjashtohen edhe ato të MLS.  /Telegrafi/

telegrafi sport app