Madrid e ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate të shkurtër të cilën e ka publikuar në ueb-faqe dhe në profilin zyrtar në Twitter.

Modric, 28-vjeçar, erdhi në Madrid nga Tottenhami në vitin 2012 dhe sezonin e kaluar luajti rol kyç në sukseset e klubit në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit.


Mesfushori kroat u zgjodh startues në fitoren 2-0 të Realit ndaj Sevillas në Superkupën e UEFA-së dhe po ashtu në ndeshjen e parë të finales së Superkupës së Spanjës.

Madridi këtë verë ka transferuar Toni Kroos, por Modric duket se vazhdon të jetë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app