LAJMI I FUNDIT:

Modric dëshiron të pensionohet në Madrid

Modric dëshiron të pensionohet në Madrid

Luka Modric ka përjashtuar një transferim nga Real Madrid, duke deklaruar se ai ka ndërmend të dalë në pension në Santiago Bernabeu.

30-vjeçari kroat ka zhvilluar një rol kyç te Los Blancos, duke fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve me këtë klub.


Kjo ka bërë që mesfushori kroat të deklaroj tashmë se ai është më shumë se i lumtur për të vazhduar të luaj me Madridin.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Kjo është dëshira ime, edhe pse nuk ka shumë lojtarë që dalin në pension këtu. Pse jo? E shoh atë të jetë e mundur, por ne do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen. Por po, kjo është dëshira ime”, deklaroi Modric.

“Tani për tani unë jam duke menduar vetëm për Real Madridin. Unë kam dëshirë të jem këtu aq kohë sa të jetë e mundur. Unë nuk mendoj në lidhje me klubet ose ligat tjera”, përfundoi ish-futbollisti i Tottenhamit. /Telegrafi/