Katie Price ka zbuluar se është rikthyer zyrtarisht së bashku me ish të fejuarin e saj, Carl Woods.

Ish modelja magjepsëse, 44 vjeçe, dhe ylli televiziv, Carl, 33 vjeç, ishin ndarë nëntorin e kaluar pas më shumë se dy vitesh së bashku.


Carl kishte akuzuar nënën e pesë fëmijëve se e kishte tradhtuar, por më vonë filluan të qarkullonin thashethemet se dyshja ishin pajtuar.

Screenshot 8 32 Foto: Instagram

Ylli i “Love Island” u raportua se i ishte bashkuar Katie me pushime në Tajlandë me dy fëmijët e saj më të vegjël, Jett, nëntë vjeç dhe Bunny, tetë.

Katie, e cila së fundmi dukej se po shijonte jetën si beqare, u shfaq të enjten në “Jeremy Vine”, gjatë së cilës më në fund sqaroi statusin e saj të marrëdhënies.

Screenshot 9 28 Foto: PA

Price e konfirmoi në shfaqje se u pajtua me Carl, i cili po ashtu po qëndronte në prapaskenë duke e parë atë.

“A do të thotë kjo që mund të martohesh përsëri?”, vazhdoi një tjetër pyetje nga Jeremy.

Screenshot 10 25 Foto: Instagram

“Nuk do ta përjashtojë kurrë”, shpjegoi Kate. “Do të isha gati për martesën e vërtetë”.

“Por nuk ka asgjë të planifikuar ende”, shtoi ajo.

Screenshot 11 25 Foto: Shutterstock

Katie ishte e martuar më parë me Kieran Hayler për tetë vjet, me Alex Reid për dy vjet dhe për Peter Andre për katër vjet. /Telegrafi/