LAJMI I FUNDIT:

Modelet e reja nga Nissan do të jenë shumë më të lehta, fal metalit special të punuar me teknologji të lartë (Foto)

Modelet e reja nga Nissan do të jenë shumë më të lehta, fal metalit special të punuar me teknologji të lartë (Foto)

Infiniti QX50 është modeli parë, në të cilin është përdorur ky material

Mund të mos vërehet, por në pjesën e përparme dhe të pasme të QX50, është aplikuar materiali special i punuar me teknologji të lartë, transmeton Telegrafi.


Tani e tutje, Nissan do të përdorë të njëjtin metal me përbërje të veçantë dhe elasticitet të lart edhe në modelet tjera. Pa bërë të ditur se në cilat modelet do të aplikohet, Nissan ka konfirmuar se ky material do të jetë më i lehtë dhe mundëson shumë përparësi aerodinamike, duke mundësuar zvogëlimin e emetimit të gazrave dhe mbrojtje më të madhe për udhëtarët.

Materiali është krijuar nga Nissan dhe Nippon Steel & Sumitomo Metal Corp, një ndër kompanitë lidere në përpunimin e metalit.

Kombinimi i fuqisë së metalit dhe lehtësisë në prerje dhe lakim, ndihmon në krijimin e pjesëve komplekse që janë shumë më të holla dhe të lehta, se ekuivalenti i pjesëve nga metali i zakonshëm. Përdorimi i këtij metali, është pjesë e projektit të Nissan, që deri më 2022 ta reduktojë për 40 për qind emetimin e CO2.

Prodhuesi japonez, pretendon se modelet e reja, do të jenë deri në 25 për qind më të lehta, vetëm fal aplikimit të këtij metali. Ky metal mund të presohet i ftohtë dhe ka elasticitet prej 980 megapaskalëve, që e bën përdorimin e tij shumë më të lehtë dhe ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Auto
Koncepti elektrik i Mercedes-Benz CLA, me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë deri në 750 kilometra

Koncepti elektrik i Mercedes-Benz CLA, me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë deri në 750 kilometra

Auto
Në Gjermani fillon prodhimi i Tesla Model Y me pakon e re të baterive BYD

Në Gjermani fillon prodhimi i Tesla Model Y me pakon e re të baterive BYD

Auto
Kalo në kategori