LAJMI I FUNDIT:

Mobilet robotike që lëvizin me vetëm një klik dhe rrisin hapësirën ku qëndroni (Video)

Mobilet robotike që lëvizin me vetëm një klik dhe rrisin hapësirën ku qëndroni (Video)

Të gjithë ata që jetojnë në apartamente të vogla në qyteteve të mëdha, mobilet robotike mund ta transformojnë jetën e juaj – dhe t’ju bëjnë më të lehtë ta pastroni dhe mirëmbani vendin ku jetoni.

Shkencëtarët kanë prezantuar sistemin robotik të mobileve që janë instaluar në një shtëpi në Manhattan të New York-ut, transmeton Telegrafi.


Kur flasim për Institutin e Teknologjisë së Massachusettsit në bashkëpunim me laboratorin Ori, do të thotë se më nuk keni nevojë të brengoseni të rregulloni shtratin kur zgjoheni apo t’i lëvizni mobilet për të pasur më shumë hapësirë në dhomë.

Me vetëm një klik në aplikacionin e telefonit tuaj të mençur apo me komandë me zë, hapësirën që e shfrytëzoni si studio apo atelie shndërrohet në dhomë të gjumit, ndejës apo në dollapë gjigant.

Bëhet fjalë për mobilet lëvizëse që shndërrohen në mure, shtretër dhe dollapë. Tavolina e kuzhinës merr formën e tavolinës së punës.

Çmimi për mobilet e një dhome shkojnë deri në 10 mijë dollarë, ndërsa më poshtë mund ta shihni videon që e shpjegon në detaje se për çfarë bëhet fjalë. /Telegrafi/