LAJMI I FUNDIT:

Mjeku thekson që kombinimi i këtyre tre artikujve është shumë i rëndësishëm në luftën kundër coronavirusit

Mjeku thekson që kombinimi i këtyre tre artikujve është shumë i rëndësishëm në luftën kundër coronavirusit

Mjeku britanik Dr Chris në emisionin “This Morning” është lidhur nëpërmjet video-thirrjes dhe ka biseduar me moderatorët Eamonn Holmes dhe Ruth Langsford lidhur me temën e ushqimit dhe sistemit të imunitetit

Dr Chris ka shpjeguar që nëpërmjet ndryshimit të ushqimit mund të forcojmë imunitetin tonë dhe të rrisim shanset në luftën kundër coronavirusit, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.


Jogurti, fasulja dhe bananet janë tre artikujt kryesorë të cilët duhet t’i konsumojmë, thekson mjeku.

Ky ekspert ka shpjeguar që zorrët janë të rëndësishme për imunitet – rreth 70 për qind të qelizave tona të imunitetit gjenden në traktin gastrointestinal.

– Sistemi juaj i imunitetit ju mbron nga viruset dhe bakteret. Ju këshilloj që të shtoni konsumimin e probiotikëve, përkatësisht jogurtit (për të rritur sasinë e baktereve të mira).

Nëse shikoni etiketën që ka të bëjë me vlerat nutritive të artikullit dhe përbërësve në jogurt, mund të shihni disa emra të gjatë, ata janë emra të baktereve të cilat gjenden brenda – thekson mjeku.

Për të shtuar numrin e baktereve të mira dhe për të përtërirë organizmin tuaj, Dr Chris këshillon të hani fasule, sepse ky artikull gjithashtu është i pasur me probiotikë.

– Rekomandoj të hani cilindo lloj fasuleje, por edhe banane. Ato janë të mira, mënyra të thjeshta dhe të lira që të forconi imunitetin tuaj, thekson mjeku.

Gjithashtu, ai u ka rekomanduar njerëzve që gjatë kësaj periudhe të shtojnë marrjen e vitaminës D, sepse është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe për funksionimin e drejtë të organizmit të njeriut.

– Natyrisht që këto gjëra nuk mund të pengojnë që të infektoheni me coronavirus, mirëpo janë mënyra të mira që të forconi sistemin e imunitetit, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori