LAJMI I FUNDIT:

Mjeku shqiptar rrëfen momentet e fundit të kryetarit të Zagrebit: Rexhepi dhe Bandiq ishin më tepër se miq

Mjeku shqiptar rrëfen momentet e fundit të kryetarit të Zagrebit: Rexhepi dhe Bandiq ishin më tepër se miq
Gzim Rexhepi dhe Milan Bandiq

Gzim Rexhepi, një mjek personal dhe mik i Milan Bandiqit, kryetarit të qytetit të Zagrebit, ishte i pari që u përpoq t’i shpëtojë jetën përmes reanimacionit.

Dje, të dy kaluan pjesën më të madhe të ditës së bashku. Rreth orës 15:00, ata shkruan drejt Brezovicës (Kroaci) sepse Bandiq u premtoi mjekëve dhe logopedëve se do të gatuante fileto për ata. Gjegjësisht, të martën ai duhej të shkonte për një ndërhyrje kirurgjikale në KBC Zagreb dhe u premtoi t’iu përgatisë një drekë, raporton index.hr.

“Kolegëve të mi, mjekëve dhe logopedëve, ai u kishte premtuar t’i gatuante fileto. Ai e bëri atë dje në mëngjes. Ai  gatoi për katër ose pesë orë”, tha Rexhepi për Nova TV.

Ata biseduan, thotë ai, për operacionin e ardhshëm, “se si t’i rregullojnë kordat e tij vokale, që ai të mund të këndojë më mirë se kurrë më parë, si të gjithë njerëzit normalë. Ne ishim të lumtur, të gëzuar. Nuk kishte asnjë ngjarje që do të tregonte një ngjarje kaq akute”, transmeton Telegrafi.

Gzim Rexhepi

Rexhepi tha se Bandiq kurrë nuk u ankua, as kur kishte një emboli të madhe dy vjet më parë, “ose kur u rrah dhe u sulmua”.

Në mbrëmje ata u kthyen në Zagreb, në Vrhovec. Sergej Ivanoviq i ftoi ata të shoqëroheshin, me ç’rast pranuan të shkonin tek ai. “Gjatë qëndrimit tim në katin e sipërm, ishte një histori se si filloi herët pranvera, si ka shumë luleborë, histori të zakonshme të tre miqve”, tha Rexhepi.

Pas një sulmi në zemër, vdes kryetari i qytetit të Zagrebit
Lexo po ashtu Pas një sulmi në zemër, vdes kryetari i qytetit të Zagrebit

Rreth orës 23:00, Bandiq ishte i etur. “Ai nuk dëshironte ujë nga frigoriferi dhe Sergei e la të rridhte ujin. Ai u ngrit nga karrigia e tij për të marrë ujin dhe fatkeqësisht ra në dysheme. Fillova reanimacionin, të cilin më vonë e vazhduan kolegët nga ambulanca dhe do të doja t’i falënderoja shumë për reagimin jashtëzakonisht të shpejtë”, tha ai.

“Si shoku i tij, unë jam jashtëzakonisht i trishtuar dhe i pakënaqur që unë isha ai që duhet të kisha filluar reanimacionin”, tha Rexhepi, duke shtuar se njeriu në jetë mund të zgjedhë, por ka raste kurrë nuk mundet.

Me largimin e Bandiqit, Zagrebi mbeti pa kryetar bashkie. “Zagrebi ka humbur një njeri të madh, një vizionar,” tha ai, duke shtuar se “zgjati 20 vjet dhe ne mund të flasim për të për 20 vjet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori