LAJMI I FUNDIT:

Mjeku që përdhunoi më shumë se njëqind gjimnaste, theret me thikë në burg në Florida

Mjeku që përdhunoi më shumë se njëqind gjimnaste, theret me thikë në burg në Florida

Ish-mjeku i ekipit amerikan të gjimnastikës, Lawrence Larry Nassar, u përlesh me një tjetër të burgosur në një burg në Florida, në të cilin ai pësoi plagë të shumta me thikë.

Dy persona të njohur me incidentin i thanë Associated Press se Nassar u godit me thikë të dielën në Institucionin Korrektues Coleman dhe sot raportohet se është në gjendje stabile gjendja e tij shëndetësore, transmeton Telegrafi.


Ai dyshohet se është goditur me thikë në shpinë dhe në gjoks. Kujtojmë se ish-mjeku akuzohej se kishte abuzuar seksualisht me qindra gjimnastesh.

Viktimat e tij ishin kampione të famshme si Simone Biles, Aly Raisman dhe McKayla Maroney. Kjo e fundit tregoi se Nassar për herë të parë e përdhunoi kur ishte 13 vjeçe.

“Ai më sulmoi sapo u futa në kombëtare. Ai tha se donte të më ekzaminonte dhe më përdhunoi për herë të parë kur isha 13 vjeçe. Më vonë më përdhunoi qindra herë”, tha Maroney dhe zbuloi se ajo më pas iu drejtua trajnerit John Geddert për ndihmë, por ai nuk reagoi.

“Ia besova trajnerit Geddert, i cili nuk reagoi. Nassar tha se kjo është një sakrificë që duhet të bëj për të shkuar në Lojërat Olimpike”, tha Maroney, e cila kontaktoi trajnerin pasi u zgjua lakuriq në shtratin e Nassar.

Ai i dha asaj një pilulë gjumi.

“U zgjova lakuriq në shtratin e tij dhe vendosa ta raportoj. Por ata kujdeseshin vetëm për paratë dhe medaljet. Ata nuk donin asgjë tjetër. Karriera ime në gjimnastikë nuk ia vlente me atë që u përballa. Tani më duhet ta filloj jetën time përsëri”, tha ajo.

Hetimi i FBI-së ndaj mjekut kryesor të grupit të gjimnasteve filloi në korrik 2015, pasi presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Gjimnastikës së SHBA-së, Stephen Penny, raportoi akuzat në zyrën fushore të FBI-së në Indianapolis, dhe u dha agjentëve emrat e tre viktimave të gatshëm për t’u intervistuar.

Nassar u dënua me 60 vjet burg në vitin 2017 për posedim dhe shpërndarje pornografie për fëmijë, dhe më vonë u dënua me 175 vjet burg për abuzim seksual me qindra gjimnastesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Por paralajmëronte qytetarët për rrezikun e stuhisë, prapa shpinës së kryetares të qytetit brazilian shembet ura

Por paralajmëronte qytetarët për rrezikun e stuhisë, prapa shpinës së kryetares të qytetit brazilian shembet ura

Amerika Latine
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Kalo në kategori