LAJMI I FUNDIT:

Mjeku ka zbuluar një keqkuptim për sheqerin në gjak: Vlera juaj mund të jetë normale, por ju jeni duke shkuar drejt diabetit

Mjeku ka zbuluar një keqkuptim për sheqerin në gjak: Vlera juaj mund të jetë normale, por ju jeni duke shkuar drejt diabetit
shutterstock

Është me rëndësi që të kontrolloni rregullisht dhe të verifikoni edhe nivelin e insulinës

Edhe pse ndoshta keni vlera normale të sheqerit në gjak, kjo nuk është krejtësisht tregues i sigurt që nuk do t’ju sulmojë diabeti.


Mirëpo kjo tregon ndryshime të caktuara në organizëm ndaj të cilave patjetër duhet t’i kushtoni kujdes, transmeton Telegrafi.

– Problemi shfaqet nëse ju ngrihet shpesh niveli i sheqerit në gjak. Për të luftuar me këtë problem, organizmi tajit gjithnjë e më shumë insulinë dhe trupi mund të bëhet rezistues ndaj tij. Atëherë vjen deri te rezistenca ndaj insulinës e cila mund të shkaktojë diabetin – thotë dr. Mark Hayman.

Nuk mjafton të kontrolloni vetëm nivelin e sheqerit në gjak, thotë ai, ndonëse preferohet. Patjetër duhet të kontrolloni herë pas here edhe nivelin e insulinës që të mësoni se a është çdo gjë në rregull.

– Niveli i sheqerit në gjak mund të jetë normal, por që të mos e dini që trupi në fshehtësi përpiqet të tajitë insulinë në mënyrë që t’i ruajë ato vlera. Edhe kur insulinës dhe trupit do t’i mungojë forca, atëherë sheqeri do të ngrihet qëndrojë në vlera shumë të larta.

– Sapo kisha një pacient të cilit sheqeri mesatar në gjak ishte krejtësisht normal. Në letër, ky njeri nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse nuk ka asgjë që tregon diabetin. Por më pas ia matëm nivelin e insulinës, e cila ishte astronomike – thotë ai.

– Kjo do të thotë se trupi ishte tashmë në rrugën e rezistencës dhe nuk kishte asnjë shenjë tjetër problemi përveç nivelit të insulinës, i cili rrallë kontrollohet. Niveli i sheqerit në gjak nuk është e vetmja shenjë paralajmëruese që mund të jeni në rrezik të diabetit. Ka disa shënues metabolikë dhe është shumë e rëndësishme t’i kontrolloni të gjithë. Ndër to është edhe insulina, por edhe kolesteroli, trigliceridet e të tjera.

Dr. Hayman këshilloi gjithashtu shmangien e ushqimeve që shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak, të tilla si karbohidratet e përpunuara, sheqeri dhe vajrat e rafinuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori