LAJMI I FUNDIT:

Mjekja kanadeze asiston lindjen e foshnjës derisa po udhëtonte me aeroplan Katar-Ugandë, e ëma e vogëlushes i lë emrin e saj

Mjekja kanadeze asiston lindjen e foshnjës derisa po udhëtonte me aeroplan Katar-Ugandë, e ëma e vogëlushes i lë emrin e saj

Një aeroplan plot me pasagjerë që po udhëtonte nga Katari në drejtim të Ugandës, “shpërtheu” nga duartrokitjet pasi një mjeke kanadeze arriti të asistoj lindjen e një foshnje.

Reklama

Ishte pikërisht Dr. Aisha Khatib, profesoreshë në Universitetin e Torontos që iu përvesh punës dhe iu përgjigj thirrjes urgjente nga personeli i aviokompanisë Qatar Airways, që njoftoi se kanë nevojë për intervenim profesional, transmeton Telegrafi.

“Pashë turmën e njerëzve që ishin mbledhur përreth pacientes. Sapo u afrova pashë një grua të shtrirë në ulëse dhe kokën e mbante lart. Foshnja thjesht po dilte”, tha Khatib për BBC.

Ajo u asistua nga dy pasagjere tjera – një infermiere në onkologji dhe pediatri i organizatës jofitimprurëse Mjekët Pa Kufij.

“Pashë se foshnja dhe nëna ishin mirë, dhe pa u menduar i thash “urime, është vajzë”. Më pas i tërë aeroplani filloi të duartroket dhe brohoras”, shtoi mjekja kanadeze.

Gruaja që solli në jetë vajzën ishte një punonjëse-imigrante, që po kthehej në shtëpi (Ugandë) nga Arabia Saudite për ta lindur fëmijën e parë, që e pagëzoi me emrin e mjekes që e asistoi në lindje – pra Khatib. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj 'sheik' për të në një ditë

Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj 'sheik' për të në një ditë

Fun
Australiani kap një krijesë që nuk ishte parë për 130 vjet

Australiani kap një krijesë që nuk ishte parë për 130 vjet

Interesante
Një foto e një çifti në pritje të një fëmije është bërë virale: A vini re ndonjë gjë të pazakontë?

Një foto e një çifti në pritje të një fëmije është bërë virale: A vini re ndonjë gjë të pazakontë?

Fun
Keni 5 sekonda, a mund ta gjeni kalin pa bisht?

Keni 5 sekonda, a mund ta gjeni kalin pa bisht?

Interesante
Radari i policisë në Sllovaki kapi një pamje të pazakontë: Një qen pas timonit të një veture

Radari i policisë në Sllovaki kapi një pamje të pazakontë: Një qen pas timonit të një veture

Fun
Ndodh edhe kjo – pas stuhisë Daniel në Greqi, kopeja e deleve ha 100 kilogram kanabis

Ndodh edhe kjo – pas stuhisë Daniel në Greqi, kopeja e deleve ha 100 kilogram kanabis

Fun
Kalo në kategori