Rreth 400 mjekë të rinj në Maqedoninë e Veriut që po kryejnë specializimin në Klinikën Universitare në Shkup, e kanë ndërprerë punën në shenjë pakënaqësie për shkak të moszgjidhjes së statusit të tyre.
Ata thonë se janë të angazhuar sikurse mjekët e tjerë, mbajnë kujdestaritë e natës, punojnë në ambulanca, asistojnë në ndërhyrje kirurgjikale, por nuk kanë asnjë të drejtë, nuk janë të punësuar me kontratë, nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk kanë stazh pune, ndërsa marrin një pagë mujore prej 420 eurosh.
Ata paguajnë vetë për specializimet që po bëjnë në klinika të ndryshme që zgjasin nga katër deri më pesë vjet, varësisht drejtimit që kanë zgjedhur.
Këta mjekë të rinj nuk e gëzojnë statusin e njëjtë sikurse mjekët e tjerë, specializimet e të cilëve financohen nga shteti dhe që e kanë të rregulluar stazhin e punës, sigurimin shëndetësor e po ashtu marrin edhe pagë më të lartë mujore.
“Të gjithë këta që ndodhen në këtë protestë, janë mjekë që nuk e kanë të rregulluar statusin e tyre. Ata kanë dëshirë dhe vullnet për të qëndruar në këtë shtet, për të dhënë kontributin e tyre në shërbim të qytetarëve, por nëse vazhdon injorimi nga shteti, atëherë nuk kanë zgjidhje tjetër pos që të marrin fatin në duart e tyre dhe të ikim nga vendi”, thotë Tamara Pejovska, mjeke që po specializon në Klinikën e Kirurgjisë.
Mjekët thonë se për shkak të moszgjidhjes së statusit, janë të detyruar që edhe kontrollet e tyre shëndetësore në vendin ku punojnë, t’i paguajnë nga xhepi i tyre ndërsa grave u ndërpritet edhe ajo pagë që marrin nëse shkojnë në pushim të lehonisë.
“Mua më ka ndodhur që kontrollin shëndetësor ta paguaj privatisht, pasi nuk kam sigurimin shëndetësor. Isha helmuar dhe u detyrova që të shtrihem në Klinikën Infektive ku pagova për trajtimin mjekësor”, thotë një mjeke specializante në Klinikën e Kardiologjisë.
“Ne, mjeket specialiste të gjinisë femërore jemi më së shumti të diskriminuara pasi në rast të pushimit të lehonisë, neve na ndërpritet edhe ajo pagë që merrnim. Mendoj se kjo nuk ndodh në asnjë shtet, që të mos paguhet pushimi i lindjes”, thotë një tjetër mjeke specializante.
Nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut thanë se kërkesat e tyre do të shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë dhe zgjidhje mund të pritet pas përfundimit të zgjedhjeve. Megjithatë, nga kjo ministri kanë hedhur dyshime se protesta mund të jetë e nxitur për qëllime politike, tani në kohën kur vendi ndodhet në fushatë zgjedhore.
“Sigurisht që kjo protestë nuk është e nxitur, thjesht, nga dëshira për të përmirësuar statusin e tyre social. Kjo ka edhe prapavijë politike. Pse pikërisht tani iniciohen kërkesat e tyre? Kjo është indikative pasi duhet të kenë durim meqë pas zgjedhjeve do të angazhohem që të ketë rishikim të buxhetit që të mund të plotësohet kërkesa e tyre”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri.
Por, mjekët protestues hedhin poshtë pretendimet e tilla duke sqaruar se shprehja e pakënaqësisë së tyre është e hershme dhe jo tani në fushatën elektorale.
“Unë personalisht nuk kam librezë partiake, e vetmja librezë që kam është ajo e dhurimit të gjakut, në të cilin shkruan se jam zero pozitiv”, thotë Kristina Iliovska, mjeke.
Protesta e mjekëve ka shkaktuar kaos në klinikat e Shkupit pasi qytetarët duhet të presin me orë të tëra për shërbimet mjekësore.
“Në klinika ka pacientë që presin në radhë. Në Onkologji është tmerr pasi ka njerëz që me orë të tëra presin për një shërbim kimioterapie. Thonë se nuk ka personel mjekësor ndërkohë që kemi mjekë që protestojnë pasi nuk pranohen në punë. Kjo është absurde. Si të rrinë këta mjekë në këtë shtet… andaj të gjithë po ikin nga ky vend”, thotë një qytetare nga Shkupi.
Pakënaqësi për gjendjen në shëndetësi ka pasur edhe në muajin shkurt kur Sindikata e pavarur e punëtorëve shëndetësorë u kërcënua me protesta nëse institucionet nuk e plotësojnë kërkesën për rritje pagash, por edhe për punësime të reja.
Në Maqedoninë e Veriut në sektorin e shëndetësisë janë të punësuar rreth 25.000 persona; mjekë, specialistë, infermierë, laborantë, shërbyes, shoferë, e personel tjetër.
Pagat e mjekëve sillet varësisht pozicionit dhe përgatitjes profesionale; 600 euro marrin mjekët fillestarë, ndërsa mjekët specialistë rreth 730 euro./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës