LAJMI I FUNDIT:

Mjekët për gjendjen e Aldison Belulajt: Në koma të pakthyeshme

Mjekët për gjendjen e Aldison Belulajt: Në koma të pakthyeshme

Të tjera detaje mësohen për gjendjen shëndetësore të Aldison Belulajt, i cili vrau me armë zjarri studenten e juridikut, Ariela Murati mesditën e të dielës në Tiranë dhe më pas qëlloi veten, pasi 21-vjeçarja refuzonte të lidheshin.

Gjendja e 23-vjeçarit vijon të jetë e rëndë dhe sipas mjekëve kemi të bëjmë me një koma të pakthyeshme, ndërsa i riu mbahet në jetë me aparatura.


Ndërkohë të pyetur për mundësinë e transportimit jashtë Shqipërisë të pacientit, bluzat e bardha shprehen se për këtë rast nuk është nevoja për shkak të gjendjes së rëndë të 23-vjeçarit. /Telegrafi/