LAJMI I FUNDIT:

Mjekët paralajmërojnë për simptomat e pazakonta që mund të tregojnë se keni sëmundje të rëndë

Mjekët paralajmërojnë për simptomat e pazakonta që mund të tregojnë se keni sëmundje të rëndë
(Foto: Pexels)

Gungat dhe ndjenja e një trupi të huaj në trup nuk janë simptomat e vetme që mund të tregojnë një lloj kanceri.

Mjekët paralajmërojnë se ka simptoma të pazakonta, të cilat nëse i vëreni në kohë, mund të ndihmojnë në zbulimin më të shpejtë dhe për rrjedhojë të keni një shans më të madh për shërim.


Kruajtje e vazhdueshme

Nëse shpesh keni kruajtje të fortë, kjo mund të çojë në një diagnozë jo të mirë. Dr. Craig Moskoëitz shpjegoi se kruarja është një simptomë kaq e pazakontë saqë njerëzit shpesh shkojnë te mjeku familjar ose dermatologu për të gjetur një zgjidhje. Nëse dermatologu nuk mund të gjejë shkakun e kruajtjes, sigurohuni që të mos keni një diagnozë malinje.

“Kanceri është një tmerr që fle në organizmin e të gjithëve”: Mjeku i famshëm tregon se çfarë alarmesh na dërgon trupi që nuk bën t’i injorojmë
Lexo po ashtu “Kanceri është një tmerr që fle në organizmin e të gjithëve”: Mjeku i famshëm tregon se çfarë alarmesh na dërgon trupi që nuk bën t’i injorojmë

Qepalla e ulur

Rënia e qepallës së sipërme është zakonisht një nga shenjat e plakjes ose mund të jetë rezultat i një dëmtimi. Megjithatë, një qepallë e rënë mund të jetë një simptomë e një tumori Pancoast që shfaqet në kulmin e mushkërive. Onkologu Abirami Sivapiragasam shprehet se një nga shenjat e para është dhimbja e fortë në shpatull.

Fryrja e barkut

Shumë njerëz kanë dhimbje barku të herëpashershme dhe kjo mund të jetë shenjë se nuk ju pëlqejnë disa ushqime që i përdorni çdo ditë dhe gjithashtu mund të jetë shenjë se vuani nga sindroma e zorrës së irrituar. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se dhimbja e barkut dhe fryrja mund të jenë simptoma të kancerit të vezoreve.

Kanceri që njihet si ‘vrasësi i heshtur’, është në rritje te femrat
Lexo po ashtu Kanceri që njihet si ‘vrasësi i heshtur’, është në rritje te femrat

Zëri i ngjirur

Disa njerëz humbin përkohësisht zërin e tyre kur kapin një ftohje të rëndë. Është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje ngjirjes së zërit që zgjat shumë. Kanceri mund të shkaktojë dhimbje në fyt, vesh ose një gungë në qafë ose fyt dhe mund të përhapet në gjëndrën tiroide, trake ose ezofag. Simptomat janë: dhimbje të fytit ose kollë që nuk largohet, vështirësi ose dhimbje gjatë gëlltitjes, gungë në qafë ose fyt dhe ngjirurit e zërit.

Një bar i zakonshëm kundër dhimbjes mund ta zvogëlojë rrezikun e një lloji të kancerit
Lexo po ashtu Një bar i zakonshëm kundër dhimbjes mund ta zvogëlojë rrezikun e një lloji të kancerit

Sqarim: Simptomat e lartpërmendura janë të zakonshme në shumë sëmundje të tjera jo malinje. Për këtë arsye duhet të plotësohen me simptoma dhe shenja të tjera shoqëruese, të kompletuara me ekzaminime të shumta mjekësore, për të konfirmuar ekzistimin ose jo të një sëmundje malinje. Andaj, qëllimi i këtij artikulli është që të mos anashkalohen simptomat e tilla, por të vizitoni me kohë mjekun tuaj në rast të ekzistimit të tyre.


/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori