LAJMI I FUNDIT:

Një bar i zakonshëm kundër dhimbjes mund ta zvogëlojë rrezikun e një lloji të kancerit

Një bar i zakonshëm kundër dhimbjes mund ta zvogëlojë rrezikun e një lloji të kancerit
(Foto: Pexels)

Përdorimi i shpeshtë i një bari të zakonshëm kundër dhimbjes, mund ta zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezoreve.

Një studim i ri ka treguar se marrja e aspirinës çdo ditë mund të zvogëlojë gjasat e zhvillimit të sëmundjes.


Sipas Cancer Research UK, kanceri ovarian është kanceri i gjashtë më i shpeshtë te gratë në Mbretërinë e Bashkuar dhe shpesh quhet vrasësi i heshtur për shkak të faktit se të prekurat nuk i vërejnë simptomat në fazat e hershme – raporton The Sun.

Simptomat e kancerit të vezoreve - Shenja delikate në shpinën tuaj që tregon 'qelizat e kancerit'
Lexo po ashtu Simptomat e kancerit të vezoreve - Shenja delikate në shpinën tuaj që tregon 'qelizat e kancerit'

Nga ‘Target Ovarian Cancer’ pohojnë se më shumë se 7.000 gra diagnostikohen çdo vit në Mbretërinë e bashkuar nga kjo sëmundje.

“Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se përdorimi i shpeshtë i aspirinës mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të vezoreve, pavarësisht nga ndjeshmëria gjenetike e individit ndaj kancerit të vezoreve”, shkruajnë studiuesit.

Nëse nuk kalojnë pas dy javësh, është koha për një ekzaminim: Simptoma të heshtura të kancerit të vezoreve që shumica i marrin lehtë
Lexo po ashtu Nëse nuk kalojnë pas dy javësh, është koha për një ekzaminim: Simptoma të heshtura të kancerit të vezoreve që shumica i marrin lehtë

Ata grumbulluan të dhëna nga tetë studime të kryera nga konsorciumi i Shoqatës së Kancerit të Vezoreve midis viteve 1995 dhe 2009 në SHBA, Mbretëri të Bashkuar dhe Australi.

“Përdorimi i shpeshtë i aspirinës u shoqërua me zvogëlim për 13 për qind të rrezikut për zhvillimin e kancerit ovarian jo-mucinoz (sëmundje e rrallë). Reduktimi i rrezikut ishte më i madh për tumoret e shkallës së lartë seroze dhe të endometrit”, thanë studiuesit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori