Mjegulla vështirëson komunikacionin në disa qytete të Maqedonisë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton qytetarët për gjendjen e rrugëve në vend, si edhe udhëzon shoferët se si të veprojnë në këto ditë dimri në komunikacion.
Sipas tyre, për shkak të mjegullës është ulur shkueshmëria në Manastir, Prilep e Resnjë deri më 150 metër, kurse në Tetovë deri më 50 metër.
LAMM kërkon nga shoferët që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, si edhe të respektojnë sinjalistikën.
Kujdes duhet të kenë automjetet që lëvizin nëpër gryka dhe ngushtica mali pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh.
Dendësia e komunikacionit në rrugët jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia./Telegrafi/
*Foto Ilustrim
Nga
Telegrafi
09/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































