Siç njoftojnë nga LAMM, është zvogëluar shikueshmëria nga 30 - 50 metra në rrugën Shkup - Zhelinë - Tetovë - Gostivar, deri në 100 metra në rrugën Makedonski Brod - Kërçovvë dhe nga 50- 100 metre në rrugën Negotinë - Demir Kapi.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.


LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.